Ndonëse është shënuar ulje e temperaturave, kosovarët ia kanë mësyer bregdetit shqiptar edhe këtë të shtunë.
Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar kufirin në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.
Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes. /Gazeta Sinjali/