Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka postuar një video në Facebook duke u stërvituar nga shtëpia e tij në Londër dhe këshillon qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë dhe kur të mbarojë situata do të shohin rezultatet.
Në videon e postuar, Marku shihet duke u stërvitur me të fejuarën e tij, Eirini Konomi. Edhe pse merr disa grushta nga ajo, Floriani shfaqet duke qeshur, një gjë e rrallë kjo për një kampion si ai, sepse kur vjen puna në ring kundër kundërshtarëve të vërtetë , të gjithë e kanë parë vetë se si është.
“Dita e 10 e karantinës ketu në Londër. Si po e kaloni kohën brenda në shtëpi ju ? Bëni stërvitje, tani më shumë se kurrë mund ta përdorni kohën e qëndrimit në shtëpi në favorin tuaj, duke bërë stërvitje, rezultatet do jenë super pasi të ketë mbaruar e gjitha kjo situatë. Unë personalisht këtë periudhë po e përdor si fazë përgatitore duke u stërvit çdo ditë, disa herë brenda ditës me Eirini Konomi. Më vjen keq që jam larg familjes time këtë kohë të vështirë, por çdo fluturim është bllokuar. Zoti e bëftë mirë. Ju uroj shëndet, bëhuni të fortë, të gjithë bashkë do ja dalim. Zoti ju rujtë!” shkruan Marku në Facebook.