image Florian Marku jep lajmin e madh për ndeshjen e tij të radhës

Sporte Luftarake

Florian Marku jep lajmin e madh për ndeshjen e tij të radhës

news image

Florian Marku para pak ditësh rikonfirmoi titullin e kampionit të botës në kategorinë “IBF” të peshave të lehta, shkruan Sinjali Sport.

Shqiptari e mbrojti titullin duke e mposhtur britanikun Chris Jenkins, duke e nokautuar në raundin e katërt.

Pas këtij triumfi, Marku po pretendon që ndeshja e tij e radhës të zhvillohet në Shqipëri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Marku ka deklaruar se ai mezi po pret të rikthehet për një ndeshje në Shqipëri për ta parë atmosferën me flamuj kuq e zi.

Ndër të tjerash ai thotë se janë në diskutime që ndeshja e ardhshme të jetë në Shqipëri.

/GazetaSinjaliSport/