image Florian Marku falenderon shqiptarët për përkrahjen, njofton për ndeshjen e radhës

Sporte Luftarake

Florian Marku falenderon shqiptarët për përkrahjen, njofton për ndeshjen e radhës

news image

Florian Marku të shtunën mbrëma e mbrojti titullin kampion “IBF” të peshave të lehta, shkruan Sinjali Sport.

Marku mposhti britanikun Chris Jenkins, duke e nokautuar atë në raundin e katërt, për ta rikonfirmuar titullin e botës.

Pas duelit, ka reaguar shqiptari përmes llogarisë së tij në facebook, ku ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen ndaj tij, gjersa ka theksuar se së shpejti do të njoftojë për duelin e tij të ardhshëm.

Ndryshe, Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në ring, ku ka 11 fitore dhe një barazim në gjithsej 12 meçe të zhvilluara.

/GazetaSinjaliSport/