image Florian Marku del sonte në ring për mbrojtjen e titullit kampion

Sporte Luftarake

Florian Marku del sonte në ring për mbrojtjen e titullit kampion

news image

Florian Marku do të dalë sërish sonte në ring, në tentim për ta mbrojtur titullin kampion, shkruan Sinjali Sport.

Marku do ta ketë duelin ndaj britanikut Chris Jenkins, në qytetin e Newcastles.

Shqiptari do të kërkojë të mbrojë titullin “IBF” International, pesha “welter”.

Marku është ende i pamposhtur në karrierën e tij të boksit, ku ka 10 fitore e 1 barazim në 11 meçe, prej të cilave 6 i ka fituar me nokaut.

Ndërkohë kundërshtari i tij i sotëm në 30 meçe të zhvilluara, ka 23 fitore dhe katër humbje.

Shfaqja pritet të fillojë nga ora 20:00, megjithatë ky meç nuk pritet të fillojë para orës 22:30.

Ndeshjen mund ta ndiqni në SuperSport Kosova 1.

/GazetaSinjaliSport/