Edhe një futbollist kosovar është transferuar në kampionatin turk.
Bëhet fjalë për Florian Loshajn, i cili tash e tutje do ta vesh fanellën e skuadrës së Istanbulsol.
Loshaj u transferua nga skuadra polake, Cracovia, dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare e gjysmë.
Mesfushori 26 vjeçar është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, që nga viti 2020, ku ka zhvilluar 17 ndeshje.