Kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi, ka gati projektin më të ri muzikor.
Artisti së shpejti do të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe Brunon, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Flori, i cili përmes një imazhi të publikuar në Instagram, ka treguar që së shpejti do të publikojnë këngën e re.
Asnjëri nga këngëtarët nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur për publikun.
“Mori” është projekti i fundit muzikor i Florit në bashkëpunim me Brunon dhe Ghetto Geasyn. Kënga është publikuar në muajin dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 34 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/