image Florenzi drejt transferimit në Valencia

Futboll

Sport/ Florenzi drejt transferimit në Valencia

news image

Alessandro Florenzi, raportohet se është i gatshëm për një transferim në La Liga.

“Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato.com”, kanë raportuar se Roma dhe Valencia janë në bisedime të vazhdueshme për transferimin e 28-vjeçarit.

Por, sipas raportimeve të këtyre mediave, dy klubet kanë probleme të pajtohen rreth një marrëveshjeje për këtë transferim. Kjo për faktin se skuadra e Valencias dëshiron ta huazojë Florenzin deri në fund të sezonit me obligim blerjeje, teksa Roma dëshiron ta shes që tani.

Florenzi i ka thënë “po” skuadrës spanjolle, pasi dëshiron të luajë më shumë për të qenë pjesë e Italisë në ‘Euro 2020’./Gazeta Sinjali/