image Florentino Perez: Sergio Ramosi nuk e pranoj kontratën tonë

Futboll

Florentino Perez: Sergio Ramosi nuk e pranoj kontratën tonë

news image

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thyer heshtjen tashmë dhe ka folur për largimin e kapitenit Sergio Ramos, transmeton Gazeta Sinjali.

Perez e bëri të qartë se Los Blancos i bënë Ramosit një ofertë për të zgjatur kontratën e tij, me një afat të përfshirë, por që mbrojtësi nuk e pranoi.

“Kisha një kohë të vështirë për lamtumirën e Sergio Ramosit. E dua Sergio Ramosin si tim bir”, ka thënë fillimisht për El Transistor.

 “Nuk kam qenë me të në konferencën lamtumirëse për shtyp sepse unë kurrë nuk kam qenë në një konferencë shtypi me ndonjë lojtar”.

Unë kam një adhurim për Sergio Ramos dhe nuk do të flas për grindjet. Ai ka qenë një legjendë në Real Madrid dhe kjo është ajo që ne tifozëve të Real Madridit na mbetet”.

Ne i ofruam atij një kontratë, i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon”.

“Ai do të bëjë shumë mirë me siguri, dhe kjo është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Ramos do të shkonte në një klub që i ofron atë që nuk kemi qenë në gjendje t’i ofrojmë”, përfundoi presidenti i Realit. /Gazeta Sinjali Sporti/