image Fletëvotime, pankarta e kuti të votimit/ Pamje nga protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut

Siguri

Fletëvotime, pankarta e kuti të votimit/ Pamje nga protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut

news image

Sot, qytetarët serbë të Kosovës kanë mbajtur protestë në Mitrovicën e Veriut. Ata kërkuan mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj proteste që nuk zgjati shumë u panë qytetarë serbë dhe deputetë të Listës Serbe.

Gjithashtu, serbët kishin vendosur fletëvotime dhe kuti të votimit për të ‘votuar’ në referendum.

Madje gjatë kësaj proteste, deputeti i Listës Serbe, Goran Rakiq, foli para mediave.

Kujtojmë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë është nisur për në Mitrovicë për çdo incident të mundshëm.

/GazetaSinjali/