Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Menduh Abazi ka treguar që Telekomi ka kërkuar vetë bastisjen pasi kanë dyshuar se janë mashtuar nga një kompani, raporton Gazeta Sinjali.
Abazi për Gazetën Sinjali ka konfirmuar që operacioni i Policisë së Kosovës ka shkuar në rregull dhe në koordinim me telekomin.
“Po, sot ka ndodhur operacioni i policisë pasi ne vetë i kemi thirrur, kjo ka ndodhur falë një bashkëpunimi dhe ne jemi krejt në rregull. Ne kemi kërkuar të ndodh operacioni pasi që telekomi është mashtruar nga një kompani private prandaj dhe kemi kërkuar që me rastin të merren organet kompetente”, ka thënë Abazi për Gazetën Sinjali.
Gjithashtu, gjatë hetimeve të organeve kompetente për rastin e telekomit, një person më herët është arrestuar.
Sot gjatë ditës policët kanë hyrë në sektorin e burimeve njerëzore, në sektorin e financave dhe në sektorin e prokurorimit në Telekom./ Gazeta Sinjali/