image Osmani: U jetësua vullneti i qytetarëve për ndryshim

Kosovë

Marrëveshja/ Osmani: U jetësua vullneti i qytetarëve për ndryshim

news image

Pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosoves, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka folur për nënshkrimin e koalicionit për bashkëqeverisje me LVV-në.

Osmani ka theksuar se të dy partitë kanë arritur që t’i jetësojnë pritjet e qytetarëve.

“Ne arritëm që t’i jetësojmë pritjet, tani na ka mbetur që ta jetsojmë ndryshimin në qeverisje dhe premtimet që i kemi bërë’’, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se pavarësisht mospajtimeve që kanë LDK dhe LVV mes vete, ky proces ka përforcuar marrëdhëniet mes tyre për sfidat e radhës që i presin të dy partitë në bashkëqeverisje.

“Pavarësisht mospajtimeve që kemi ne si LDK me LVV-në, marrëdhëniet tona janë përforcuar për sfidat e radhës që do të na presin’’, është shprehur ajo.

Ndër të tjerash, ajo ka thënë se procesi i marrëveshjes ka qenë i gjatë por që i ka bërë më të fortë të dy partitë. /Gazeta Sinjali/