image Flet shqiptari i cili mbylli emigrantët në rimorkio, tregon arsyen

Shqipëri

Flet shqiptari i cili mbylli emigrantët në rimorkio, tregon arsyen

news image

Shqiptari Astrit Tota është bërë i famshëm gjatë ditëve të fundit në Greqi pas një veprimi të çuditshëm dhe të rrezikshëm njëkohësisht duke mbyllur dhjetëra emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme në një rimorkio.

Tota u akuzua për racizëm dhe iniciativë personale nga autoritetet greke pasi trajtoi me racizëm emigrantët duke i akuzuar fillimisht se po i vinin zjarrin pyjeve grek, ndërsa më pas i mbylli ata në rimorkio duke bërë edhe një video ku përdorte fjalë të rënda ndaj tyre.

Përballë acarimit të shumë qytetarëve grekë, të cilët nuk ishin dakord me një sjellje të tillë, Tota ka gjetur rrugën e justifikimit duke thënë se nuk i ka dhunuar ata, por se i kishte mbyllur sepse kishte frikë mos e sulmonin.

“Nuk i sulmuam. Ata ishin pranë shtëpive tona dhe pash që po ndiznin zjarr. Sa dëgjuan fjalën policia ndaluan në vend dhe nuk lëvizën fare. Pastaj i morëm i futëm në rimorkio duke pritur policinë. I futëm atje pasi kishim frikë se na sulmonin”, ka treguar ai.

Duket i çuditshëm një veprim i tillë prej Totës pasi edhe vetë grekët nuk akuzojnë emigrantët për zjarrvënie, ndërkohë që ky shqiptari vetë emigrant tregohet mjaft i zellshëm në këtë drejtim. /albeu.com

/GazetaSinjali/