Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht për përleshjen mes reperit Fero dhe producentit Jetmir Agaj. Sipas burimeve në Polici, Feronit Shabani i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës. Më vonë, Fero e Bujar Ibishi u kapën nga policia.
Jetmir Agaj në një prononcim për Sinjalin ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi në studion e tij dhe arsyet se pse u sulmua.
Ai tha se Fero i shkoi në studio dhe i tha se “pse nuk po më thirrë me punu bashkë”. E në momentin që Agaj ia ka kthyer se “kemi punë të tjera”, ai e ka goditur me armë në kokë, shkruan Sinjali.
“Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha “pse s’po më thirrë me punu”. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Unë jam menaxher i Azetit. Punojmë me emra të mëdhenj të estradës, si Kida, Ledri, Butrint Imeri, në “SBS Music Entertainment”. Me asnjë artist asnjëherë s’kemi pasur probleme”, tha Agaj për Sinjalin.
Mirëpo Agaj ka folur edhe një herë për rastin.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë që çdo gjë që është raportuar është e vërtetë dhe se “përtej shtëpisë time nuk mund të shkoj!”
Sqarimi i plotë:
Sqarim per miqet edhe shume juve te tjere qe me keni shkru e jeni interesu ne lidhje me gjendjen tem
Eshte komplet e vertete ajo qe po qarkullon ne media qe une sot jam sulmuar nga personat tashme te njohur per organet e drejtesise dhe publikun e gjere.
Jam sulmu ne venin ku une edhe shume koleg hajm buk prej saj, dmth ne studion tone muzikore SBS Entertainment.
Menjehere pas rastit i jam drejtu organeve te rendit, te cilet une i mbeshtes ne menyre te plote dhe ofroje mbeshtetjen time te pa kursyer ne zbatim te ligjit dhe venien e drejtesise per çdo rast te mundshem te shkeljes se ligjit nga kushdo. Une pertej shtepise time nuk mund te shkoje!