Vëllai i Faton Osmanit, Feti Osmani ka folur për Sinjalin. Ai ka thënë se vrasja e dajës së tij, Bakush Veseli, e ka tronditur atë dhe familjen e tij.
Sipas Feti Osmanit, vëllai i tij Fatoni nuk ka gisht në këtë çështje dhe ai thotë se kjo mund të provohet me kamerat e shtëpisë së tij dhe barnatores në të cilën ai sot kishte dalë për të blerë ilaçe për hallën e sëmurë.
Tutje ai për Gazetën Sinjali ka shtuar se edhe tek shtëpia e Lirim Jakupit ka kamera dhe lëvizjet e këtij të fundit mund të gjurmohen lehtësisht.
Feti Osmani thotë se Fatoni dhe Lirimi tashmë janë në polici, si dhe se policia ka marrë kamerat dhe së shpejti do vërtetohet se ata nuk kanë qenë askund afër vendit ku ka ndodhur vrasja.
“Është e vërtetë se Fatoni ka pasë një telashe më herët me dajën, por për atë çështje ai ishte vetëdorëzuar në polici dhe ajo i takon së kaluarës”, ka thënë ai për Sinjalin.
Vëllai i Faton Osmanit thotë për Sinjalin se lajmin për vrasjen e dajës e ka parë në media.
“Vrasjen e dajës e ka parë në media, por dy milion për qind garantoj se Fatoni nuk e ka kryer ketë“, shtoi ai.