image Flet motra e Rita Orës: Nganjëherë përlahemi – por jemi shumë shoqe të ngushta

Bota e Yjeve

Flet motra e Rita Orës: Nganjëherë përlahemi – por jemi shumë shoqe të ngushta

news image

Elena, motra e Rita Orës, mori vëmendje kur erdhi në Prishtinë ditë më parë për të marrë pjesë në konferencën “Prishtina Music Week”. Ajo në vendlindje erdhi për të sjellë përvojën e saj si mbikëqyrëse e karrierës së motrës së saj të vogël, Ritës, e cila ka arritur sukses tejet të madh global.

Elena nga Kosova u largua në moshë shumë të re, ndërsa tha se dashurinë për artin e trashëgoi nga gjyshërit.

“Gjyshi im, Besim Sahatçiu ishte vërtet i mrekullueshëm. Ai ishte një nga mentorët e mi, dhe shumë i ëmbël, i sjellshëm dhe gjithmonë fliste për filma, muzikë, argëtim dhe kulturë. Ishte shumë frymëzues në familjen tonë”, deklaroi Elena Ora në “Prishtina Music Week”.

Ajo gjithashtu tha se është e gatshme t’i ndihmojë artistëve të vendit të ngjiten në majat e suksesit.

“Unë mendoj se ne thjesht duam të kemi mundësinë të vazhdojmë të bëjmë atë që Rita bën. Përpiqem të ndihmoj disa muzikantë të marrin vizat e tyre nëse duan të dalin nga Kosova”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Elena tha se u ndje shumë e nderuar që mori pjesë në konferencë.

Ndër tjera ajo u pyet edhe se si kalon me Ritën.

“Shumë mirë, kalojmë shumë mirë bashkë, jemi shumë shoqe të ngushta. Por nganjëherë përlahemi, si motra. Megjithatë, i besojmë njëra-tjetrës shumë”, deklaroi Elena për KlanKosovën.

Në fund, ajo u pyet edhe për planet e Ritës.

“Jemi duke punu në shumë, shumë sene. Filma, muzikë, krejt senet bashkë mi bo”, tha menaxherja e Ritës, Elena Ora. 

/GazetaSinjali/