image Flet Kurti pas takimit me komandantin e KFOR-it, nuk përmendet marrëveshja e fshehtë

Kosovë

Njoftim/ Flet Kurti pas takimit me komandantin e KFOR-it, nuk përmendet marrëveshja e fshehtë

news image

Kryeministri Albin Kurti, përmes një njoftimi ka folur për takimin me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, ku sipas tij është rikonfirmuar përkushtimi dhe bashkëpunimi ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it.

“Po ashtu, ai vuri theksin në qëllimin e integrimit të Kosovës në NATO si aspiratë që do të realizohet domosdoshmërisht në të ardhmen. Në këtë fazë, bashkëpunimi i KFOR-it me Ministrinë e Mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë”, thuhet në njoftim.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar për përpjekjet që do të vazhdojë t’i bëj KFOR-I për një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ai gjithashtu ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe angazhimin për koordinim institucional në interes të sigurisë në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën edhe një herë gatishmërinë për derë të hapur për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Komandanti i KFOR-it i dorëzoi kryeministrit Stemën e Komandantit të KFOR-it./ Gazeta Sinjali/