image Flet edhe Messi pas shortit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Flet edhe Messi pas shortit në Ligën e Kampionëve

news image

Përballja e Real Madridit ndaj PSG-së do jetë padyshim ndeshja më interesante e raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Messi është përballur çdo vit me Madridin sa ishte te Barcelona, ndërsa kjo do jetë përballja e parë si futbollist i PSG-së.

Duke folur për ‘Marca’, Messi ka thënë se nuk ka rëndësi kundërshtari ngase qëllimi kryesor mbetet të fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Qëllimi i PSG-së është Liga e Kampionëve. Është qëllimi i të gjithëve. Është garë e veçantë për të gjitha skuadrat e mira”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, përballja e parë mes dy gjigantëve evropianë zhvillohet në “Parkun e Princave” me 15 shkurt 2022. /Gazeta Sinjali Sporti/