Kevin Prince Boateng ishte njëri ndër transferimet më të çuditshme në vitet e fundit, kur u huazua tek Barcelona për një afat gjashtë mujor.
Ai ka folur për atë kohë të shkurtër sa ishte futbollist i Barcelonës dhe sipas tij Messi është futbollisti më i mirë në botë pa asnjë dyshim, shkruan Sinjali Sportiv.
“Stërvitja me Messin më la pa fjalë. Mendoja që Ronaldo është më i miri në botë, por Messi është është diçka tjetër komplet. Në stërvitjen e parë u ndjeva aq i mahnitur nga ai dhe për një moment thashë se do të tërhiqesha nga futbolli” shtoi ai.
Boateng luan aktualisht në Serie B.