image Sali Berisha reagon pas dorëheqjes së Bashës

Shqipëri

Sali Berisha reagon pas dorëheqjes së Bashës

news image

Gjatë ditës së sotme, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së në Tiranë, Basha tha se ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar pas muajsh të tërë përçarjesh të brendshme që konfrontuan Bashën me ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Për dorëheqjen e tij, ka reaguar Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se “Bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD!”.

Ai ka ftuar demokratët që të punojnë për Partin Demokratike.

“Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë të punojmë se bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike!”, shkruan ai në Facebook.

/GazetaSinjali/