Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim grabitje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku pronari i lokalit u plagos nga tre të dyshuar, të armatosur.
Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, në një prononcim për Sinjalin ka thënë se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është nën kontroll.
Sipas tij, babai, Orhan Kasemi ka marrë dy plagë, një në barkë dhe një tjetër në këmbë. Ndërsa, i biri i tij, Ismeti, ka marrë një plagë në këmbën e majtë.
“Janë dy të lënduar, të plagosur me armë zjarri. Njëri është i moshës 61-vjeçare, që ka marrë plagë në bark dhe këmbë. Ndërsa tjetri është 28-vjeçar që ka marrë plagë në këmbën e majtë. Të dytë janë në repartin e emergjencës dhe gjendja e tyre është nën kontroll“, ka thënë drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.