Skuadra e Drenicës e ka regjistruar barazimin e tretë këtë edicion nga dhjetë ndeshjet kampionale.
‘Kuqezinjtë’ kanë marrë një tjetër pikë të rëndësishme në kryeqytet, teksa në udhëtim te Flamurtari luajti pa gola 0-0.
Megjithëse ndeshja u mbyll pa gola, dy skuadrat kishin raste të shumta për shënim.
Me këtë pikë Drenica tejkalon Trepçën ’89 në renditjen tabelare me 11 pikë të tubuara, ndërkohë Flamurtari barazohet me Ferizajn me nga nëntë pikë, por që mbetet në zonën e rrezikshme./Gazeta Sinjali/