Në objektin e Bashkisë së Tiranës është vendosur flamuri i shtetit të Kosovës për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë.
Flamuri i Kosovës siç shihet në fotografi është i përmasave të mëdha.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka marrë vendim në mbledhjen e dytë të qeverisë krijimin e një grupi punues që do të merret me përgatitjet për festën e Pavarësisë.
Kurti ka propozuar në krye të këtij grupi zëvendëskryeministrin Haki Abazi, pjesë e këtij grupi ka përzgjedhur të jetë ministrja e Kulturës, Rinis dhe Sporit, Vlora Durmishi. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi. /Gazeta Sinjali/