Ka filluar sërish zjarri i madh në qendrën tregtare në Lushnje.
Ndonëse prej orësh zjarrfikësit po punonin për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje, gjatë mbrëmjes flakët janë riaktivizuar, duke përpirë katin e katërt.
Siç raporton Tvklan, flakët kanë shkrumbuar të gjithë këtë kat, duke bërë që e gjithë fasada të shkrihet dhe të bjerë edhe një pjesë e soletës. Pikërisht në këtë kat dyshohet se ishte dhe vendi ku nisi zjarri rreth orës 14:40 të kësaj të hëne duke shkaktuar një operacion masiv.