Xhudistja kosovare Flaka Loxha, nuk ka arritur të sigurojë medalje në Botërorin për junior që është duke u zhvilluar në Marrakech të Marokut.
Loxha në kategorinë 57 kilogramë, kishte nisur garën direkt në raundin e dytë ku e kishte mposhtur amerikanen Mariah Holguin.
Anipse mposhti amerikanen, ajo nuk arriti të kualifikohej më lartë pasi që e humbi meçin me jugkoreanen Mimi Huh.
Në këto gara është duke garuar ende Laura Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, derisa të shtunën do të garojë Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë./Gazeta Sinjali/