Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.
Kampionati po mbahet në Doha të Katarit.
Në përballjen e parë Loxha fitoi kundër Christianne Legentilin, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Sot, u ndesh edhe Akil Gjakova, i cili gjithashtu e fitoi luftën e pare, me sa duket Kosova ka startuar shumë mirë.