image Flaka Krelani publikon versionin e ri të këngës “Fustani”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Flaka Krelani publikon versionin e ri të këngës “Fustani”

news image

Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Flaka Krelani, ka publikuar së fundmi versionin e ri të këngës së famshme “Fustani”, që është interpretuar nga Parashqevi Simaku.

Kënga është publikuar vetëm në versionin në audio në kanalin zyrtar të Flakës në YouTube.

Incizimi i këngës është bërë në studion J2L Records, ndërsa producent është XHODB.

Kujtojmë se Flaka njihet si njëra prej interpretueseve më të mira të muzikës live, ndaj ripërpunime të tilla të këngëve të vjetra mirëpriten nga publiku./Gazeta Sinjali/