Këngëtaja e njohur shqiptare Fjolla Morina, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Lule” dhe është në bashkëpunim me Beraton, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e këngës e kanë shkruar Fadil Topalli dhe Berato, ndërsa për muzikën është përkujdesur Cekic Beatz.
“Lule” është publikuar e shoqëruar me videoklip në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/