Kryetari i Grupit Multietnik, Enis Kervan, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ku po mbahet mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës, ka uruar shqiptarët për 28 nëntor.
“Më lejoni që në emër të Grupit Parlamentar Multietnik të Kosovës, të përbërë nga deputetët turk, boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, t’ju uroj 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, njëkohësisht edhe mbledhjen e parë historike të dy kuvendeve”.
Kervan konfirmoi se Grupi i tij Parlamentar është i përkushtuar për bashkëpunim institucional me të gjithë mekanzimat shtetërorë në Kosovë, por edhe Shqipëri.
“Ne do të veprojmë me shembull të mirë që shtetet tona të jenë shtëpi për secilin prej nesh ku nuk do të ketë dallim ndërmjet komuniteteve, as i pasuri nga i varfri, as i bardhi nga i ziu, por të gjithë të trajtuar në mënyrë të barabartë. Duke u angazhuar dhe me mbështetjen e komunitetit shumicë shqiptar, ne sot në Kosovë jemi më të përfaqësuar, të sigurt dhe të trajtuar në mënyrë të barabartë, duke evituar të gjitha format e diskriminimit në shoqëri dhe institucione”.