image Fjalët e trajnerit të Kosovës, pas fitores së madhe ndaj Çekisë

Futboll

Sport/ Fjalët e trajnerit të Kosovës, pas fitores së madhe ndaj Çekisë

news image

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, sot pas triumfit ndaj Çekisë është shprehur i kënaqur.

“Kemi parë një skuadër të jashtëzakonshme në fushë, ndaj një rivali shumë të fortë. Jemi shumë krenarë për punën e bërë dhe atë që treguan futbollistët tanë në fushën e lojës”, është shprehur ai për Supersport Kosova.

Ai nuk ka dashur t’u japë shumë rëndësi mungesave që i pati Kosova në ndeshjen e sotme.

“Nuk flas për një skuadër të dytë ta quajmë ashtu. Kemi lojtarë të tillë që janë në gjendje të luajnë në çdo pozitë. Nëse na mungojnë një, dy apo tre futbollistë, skuadra e jep reagimin duhur dhe mua kjo më gëzon si trajner”, ka shtuar Challandes.