image Fjalët e para të Vjosa Osmanit si Kryeparlamentare

Kosovë

Fjalimi/ Fjalët e para të Vjosa Osmanit si Kryeparlamentare

news image

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Osmani si kryeparlamentare është zgjedhur me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Gazeta Sinjali.

Me të marrë pozitën e kryeparlamentares, ajo iu është drejtuar qytetarëve, kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Është një nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjidhem që të drejtojë Kuvendin e Republikës se Kosovës, institucionin më të lartë përfaqësues dhe legjislativ për katër vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht ajo.

Më tutje, e para e Kuvendit ka thënë se falënderimi më i madh i takon qytetarëve, të cilët besuan se vota e tyre do ta sjell ndryshimin në Kosovë.

“Falënderimi më i madh dhe nderimi më i madh i takon secilit qytetar të Republikës së Kosovës që asnjëherë nuk rreshti së besuari se vota e tyre është ajo që do ta sjellë ndryshimin e madh në Republikën tonë, ndryshimin e shumëpritur që më në fund Kosovës do t’i jap institucione, të cilat interesat e qytetarëve i përfaqësojnë denjësisht”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se sot u votua edhe Qeveria Kurti me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/