image Fjalët e para të Albin Kurtit në Samitin e BERZH-it në Londër

Kosovë

Investimet/ Fjalët e para të Albin Kurtit në Samitin e BERZH-it në Londër

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Samitin e Londrës për Investime në Ballkan, ku po marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të rajonit, përfshirë edhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Kurti ka përmendur ndihmën financiare që e merr Kosova nga diaspora, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, ka thënë Kurti në samitin e BERZH-it.

Kurti në këtë Samit është takuar për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq.

Ky organizim pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.

Aktualisht BERZH në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka investuar mbi 12 miliardë euro.

Samiti do të fillojë me një seancë të nivelit të lartë për të diskutuar vizionin e përgjithshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mundësitë për investime. Kjo do të pasohet me një panel diskutimi për “Energjinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor”. /Gazeta Sinjali/