Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa në disa provinca në Turqi, ku deri tani la të vdekur 21 persona.
Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda. Deri tani, më shumë se 1 mijë persona janë të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Pas këtij tërmeti të fuqishëm, ka reaguar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se shteti ka marrë masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin.
“Institucionet tona kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin që ndodhi në Elazig dhe që u ndje në shumë krahina si dhe për të siguruar qytetarët tanë. Ne dërguam Ministrat tanë të Mjedisit dhe Urbanizmit, asaj të Brendshme dhe të Shëndetësisë në rajonin e prekur”, ka shkruar Erdogan në Twitter./Gazeta Sinjali/
Ndërsa, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende punën e tyre në terren./Gazeta Sinjali/