Ka ditë që numri i rasteve të reja me koronavirus ka shënuar rritje të dukshme, madje sot kjo shifër gati arriti në 100, saktësisht 98 persona u infektuan me këtë virus gjatë 24-orëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo shifër alarmoi ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili kërkoi që policët të rikthejnë orarin 12 orësh të punës dhe të shtohet numri i inspektorëve në rrugë dhe lokale.
Kjo porosi e ministrit Zemaj duket se ka rënë në veshin e duhur.
Sonte në lokalet e kryeqytetit janë parë policë e inspektorë të cilët kanë dalë për të monitoruar respektimin e masave dhe ligjit anti-COVID./Gazeta Sinjali/