image Fitoi llotarinë para disa muajve, gruaja me bashkëshortin dhe vajzën 1 vjeçare gjenden të vdekur

Botë

Fitoi llotarinë para disa muajve, gruaja me bashkëshortin dhe vajzën 1 vjeçare gjenden të vdekur

news image

Një grua që disa muaj më parë fitoi 2 milionë dollarë në një llotari në Kaliforni, është gjetur e vdekur së bashku me bashkëshortin e saj, në atë që autoritetet përshkruajnë si një vrasje-vetëvrasje e dyfishtë.

Bija e tyre 1 vjeçare Leanne, gjithashtu kishte vdekur pasi policia e gjeti në gjendje të rëndë nga plaga e armës së zjarrit, në shtëpinë e tyre në Calera, në ngjarjen e rëndë të javës që shkoi, raportonte rrjeti lokal KXII .

Tiffani Hill e John Donato u identifikuan si të rriturit të gjetur të vdekur.

Familja e 31 vjeçares Hill, thotë se gruaja ishte viktimë e dhunës shtëpiake.

“Tiffani nuk është ankuar te unë për asgjë, por unë kam folur me nënën e saj,” tha avokatja Theresa McGehee. “Dhe ëma e saj kërkon të tregojë se Tiffani po përpiqej të shpëtonte nga situata e saj.”

Hill kishte fituar llotarinë $2 milionë në një biletë me gërvishtje në nëntor të vitit të kaluar. Më pas ajo ishte martuar me 42 vjeçarin Donato, dhe familja u vendosën në Oklahoma.

“A mund të ketë ardhur konflikti i tyre prej parave? Këtë nuk do të kemi mundësi ta mësojmë kurrë,” tha McGehee kur u pyet për paratë e fituara nga Hill. “Por unë e di se shpesh kjo krijonte konflikte mes tyre.”

Ndërkohë autoritetet po kujdesen për tre fëmijë të tjerë të gruas, dy vajza e një djalë, që jetonin në të njëjtën shtëpi me viktimat. /Gazeta Sinjali/