image “Fisnikët” organizojnë koncert për 40 vjetorin e karrierës

Muzikë

Muzikë/ “Fisnikët” organizojnë koncert për 40 vjetorin e karrierës

news image

Rok grupi i mirënjohur kosovar “Fisnikët”, do të organizojnë koncert për 40 vjetorin e karrierës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë grupi në një emision në Shqipëri, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata kanë thënë se vitin e ardhshëm do të organizojnë koncert në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Vitin e ardhshëm bëjmë 40 vite. Do mbajmë koncert në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Diku nga muaji maj i vitit të ardhshëm”, tha vokalisti i grupit Agim Gërguri.

Detaje të tjera rreth këtij koncerti anëtarët e grupit nuk preferuan t’i zbulonin, kështu duke i lënë befasi për fansat e tyre./Gazeta Sinjali/