image Finlanda vendos, do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Evropë

Finlanda vendos, do të aplikojë për anëtarësim në NATO

news image

Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake Perëndimore prej 30 anëtarësh që të zgjerohet, mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin e bënë njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki.

Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ai konsiderohet një formalitet.

Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, ka shumë të ngjarë në një moment të caktuar të javës së ardhshme, raporton AP.

Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me Rusinë, ndërkohë që kjo e fundit e ka paralajmëruar shtetin nordik për pasoja nëse aplikon për anëtarësim në NATO.

/GazetaSinjali/