image Finalja Roma- Feyenoord, nis futja e tifozëve në stadiumin 'Air Albania', masa të rrepta sigurie në hyrje

Futboll

Finalja Roma- Feyenoord, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’, masa të rrepta sigurie në hyrje

news image

Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin e “Air Albania’ aty ku do të luhet dhe finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.

Tifozëve po u kontrollohen çantat e shpinës që mbajnë  me vete.

Ndeshja do të nis në orën 21:00, ndërsa mësohet se stadiumi merr vetëm 21 mijë persona.

Qindra tifozë kanë mbërritur ditën e djeshme (24 Maj), ku dhe gjatë mbrëmjes ka pasur incidente. Si pasojë mbetën të plagosur 20 policë dhe 10 tifozë.

/GazetaSinjaliSport/