image Finalja e Kupës së Kosovës në program në këtë mesjavë

Futboll

Finalja e Kupës së Kosovës në program në këtë mesjavë

news image

Skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini dhe skuadra e Superligës, Llapi do të përballën në kuadër të finales së Kupës së Kosovës, raporton Sinjali Sport.

Skuadrat e Dukagjinit dhe Llapit do të përballen në finale të Kupës së Kosovës këtë të mërkure.

Dukagjini i Klinës ka arritur në finale duke u kualifikuar me rezultat zyrtar, pasi që në gjysmëfinale rivali rajonal Istogu në ndeshjen e parë ka inkuadruar në lojë një futbollistë që ka qenë i suspenduar.

Llapi në gjysmëfinale arriti të eliminojë Prishtinën, pas një dueli mjaft interesant, por që u vërejt se Prishtina synimet i kishte në ligë.

Ndeshja e finales zhvillohet më 12 maj, 2021, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta Sinjali Sporti/