image Finalja e Kupës së Italisë: Formacionet zyrtare, Juventus - Inter

Futboll

Finalja e Kupës së Italisë: Formacionet zyrtare, Juventus – Inter

news image

Juventusi dhe Interi do të përballen në finalen e Kupës së Italisë sonte në stadiumin Olimpiko të Romës, duke filluar nga ora 21:00.

Dy skuadrat do të takohen për herë të parë në një finale të Kupës së Italisë për herë të parë pas 57 viteve.

Fituesi do të zgjidhet pas 90 minutave, ose nëse nevojiten kohë shtesë dhe edhe penallti.

Juves i mungojnë ende Weston McKennie, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge, ndërsa Mattia De Sciglio është i pezulluar.

Interi është pa Matias Vecinon, por dyshimi i madh kishte qenë rreth Alessandro Bastonit, i cili nuk është rrezikuar në formacionin fillestar.

Kur këto skuadra u takuan për Superkupën e Italisë në janar, Inter fitoi 2-1 në sekondat e fundit të kohës shtesë me një goditje të Alexis Sanchez.

Formacionet zyrtare, Juventus – Inter.

Juventus: Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

/GazetaSinjaliSport/