image Fillon takimi i Presidentes me partitë politike për zgjedhjet në Veri

Politikë

Fillon takimi i Presidentes me partitë politike për zgjedhjet në Veri

news image

Përfaqësues të partive politike janë mbledhur sot me ftesë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku po diskutohet për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

Në këtë takim janë duke marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike, ndërkohë AAK-ja e Ramush Haradinajt ka refuzuar pjesëmarrjen.

Pjesë e takimit është edhe kryeministri Albin Kurti i cili udhëheq edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Po ashtu janë prezentë edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Aleksander Jabllanoviq.

/GazetaSinjali/