image Fillon takimi i Osmanit me Lajçak

Politikë

Fillon takimi i Osmanit me Lajçak

news image

Presidentja Osmani e ka pritur në takim emisarin e e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Takimi po mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Lajçak ka filluar vizitën e tij të mërkurën, ndërsa pas Kosovës ai do ta vizitojë Serbinë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Lajçak është takuar edhe me politikanë të tjerë të Kosovës.

Ai zhvilloi takime me kryeparalamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. 

/GazetaSinjali/