image Fillon rregullimi i rrugëve në fshatin Drenoc të Malishevës

Kosovë

Fillon rregullimi i rrugëve në fshatin Drenoc të Malishevës

news image

Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot ka filluar rregullimi i dy rrugëve në fshatin Drenoc.

Këto dy rrugë të këtij fshati janë të gjata njëra 700 metra, tjetra 550 metra.

Në këto lagje të pranishëm ishin drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

“Sot në fshatin Drenoc, i cili është edhe njëri prej fshatrave më të mëdha të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i dy rrugëve, me gjatësi prej 700 metrave, në lagjet e këtij fshati”, njofton komuna.

Në emër të fshatit Drenoc, kryetari i fshatit, Nehat Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi për banorë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/komuna.malisheve/posts/3753457834680708?xts%5B0%5D=68.ARAgnhnPafeipPdHmO_q1GZDrZBsLpznuWfOHSL4tSCw1ov_ynbm2ha1RC2s1ECdLhyy2-l4Ck3BcR4SDi0cSpw8W-ZIb9w-0y7CORAItcmEsH8QaOozcibJj6k1pFN42HlaAAbqsIj4FC5Wg2j1pgHT4-26pmcy2wmOQAni2rsOZYma7F1cVRZDzQDeeAIQVtFo9t6RecUS4ukooCJfQSh5__C8mLOFFtmWN7ZzFE1ISVRPixvIfITTLYHpCobSISJyVUNi4dLQ6HYESSu8lsEXZ4291vy2uEz0r5Ey98rLq-BnO55AYXNL66BnZOSR_6Ykrl3iKtoofmtkeWp7RoynZhgb&tn=-R