Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot ka filluar rregullimi i dy rrugëve në fshatin Drenoc.
Këto dy rrugë të këtij fshati janë të gjata njëra 700 metra, tjetra 550 metra.
Në këto lagje të pranishëm ishin drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.
“Sot në fshatin Drenoc, i cili është edhe njëri prej fshatrave më të mëdha të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i dy rrugëve, me gjatësi prej 700 metrave, në lagjet e këtij fshati”, njofton komuna.
Në emër të fshatit Drenoc, kryetari i fshatit, Nehat Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi për banorë./ Gazeta Sinjali/