image Fillon organizimi i "protestës gjithëpopullore" pas vendimit të Kushtetueses

Politikë

Fillon organizimi i “protestës gjithëpopullore” pas vendimit të Kushtetueses

news image

Vetëm një orë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kushtetues dekretit e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, mbështetësit e kryeminsitrit në detyrë Albin Kurti filluar organizimin e një “proteste gjithëpopullore”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë pritet të mbahet më 5 qershor në ora 12:00, përball Kuvendit të Kosovës.

“Pas vendimit të Kushtetutes e cila i jep të drejtë presidentit për dhënien e mandatit partisë së dytë, ne ju ftojmë për protestë gjithëpopullore në ditën e premte, me datë 5 qershor 2020 në ora 12:00, përball Kuvendit të Kosovës”, thuhet në thirrjen e protestës në Facebook të cilës deri tani i janë përgjigjur 1 mijë e 900 persona.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në po këtë vend u mbajt në “test” i protestës./Gazeta Sinjali/