Përpos sezonit veror, mërgimtarët e shumtë zgjedhin që në Kosovë të vijnë edhe për festat e fundvitit.
Shumë prej tyre kësaj here u nisën drejt Kosovës me vetura, por që njësoj me herët e kaluara sërish iu duhet të përballen me kolona të gjata e pritje të mundimshme në pikat kufitare.
Mëngjesin e sotëm në hyrje të Merdares pritjet janë deri në tri orë.
Thuajse ngjashëm është edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku pritjet shkojnë deri në dy orë.
Kurse tek Dheu i Bardhë duket se mërgimtarët e kanë më të lehtë kalueshmërinë, ku pritjet këtë mëngjes janë vetëm 40 minuta.
Nuk dihet nëse pritjet do të jenë të njëjta edhe gjatë ditës, por që padyshim janë mjaftë të mundimshme për këdo që zgjedh që përmes automjeteve të arrijnë në Kosovë.