image Kështu do të duket rruga 'Mehmet Kaçurri' në Prishtinë, nisin procedurat e prokurimit

Kosovë

Njoftim/ Kështu do të duket rruga ‘Mehmet Kaçurri’ në Prishtinë, nisin procedurat e prokurimit

news image

Gjatë ditës së sotme kanë filluar procedurat për rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ky projekt është hartuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova).

“Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit. Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/