COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

Fillojnë hetimet për vdekjen e policit Ilir Gjoka, familja denoncoi Spitalin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

news image

Familjarët e policit të ndjerë Ilir Gjoka, që vdiq nga koronavirusi në Klinikën Infektive në QKUK, kanë hapur rast në polici për trajtim të pandërgjegjshëm nga ana e mjekëve në Spitalin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizusit e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se familjarët e policit të ndjerë kanë deklaruar së në ditën kur Gjoka po dërgohej për trajtim mjekësor në QKUK, fillimisht ishte bllokuar në ashensor pastaj kur është nisur për në Prishtinë, është kthyer në rrugë pasi autoambulanca me të cilën po transportohej nuk ishte e furnizuar me oksigjen.

Për të gjitha këto dyshime, policia konfirmon nisjen e hetimeve për vdekjen e kolegut të tyre.

Rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’, përderisa hetimet janë në fazën fillestare, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Janë disa ankues që kanë raportu një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, me hetimin është ngarku sektori Rajonal i Hetimeve që në bashkëpunim me Prokurorinë, fillimisht kanë vendos me trajtu rastin si ‘Hetim i vdekjes”. Hetimet janë në fazën fillestare, në atë të grumbullimit të informacioneve dhe dëshmive të mundshme rreth rastit”, konfirmoi Graishta për Gazetën Sinjali.

Ilir Gjoka, zyrtar policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë, vdiq me 16 korrik nga koronavirusi, ndërsa një ditë më vonë Policia e Kosovës njoftoi se një javë para vdekjes i ndjeri kishte kërkuar pushim mjekësor për shkak të problemeve me boshtin kurrizor. Pas testimit, ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin