image Fillim perfekt i Gerrardit me Aston Villan, dy ndeshje dy fitore, mposhtë edhe Crystal Palace

Futboll

Fillim perfekt i Gerrardit me Aston Villan, dy ndeshje dy fitore, mposhtë edhe Crystal Palace

news image

Steven Gerrard e ka filluar në mënyrë fantastike aventurën e tij si trajner i Aston Villas.

Ekipi i tij shënoi fitoren e dytë radhazi, duke fituar këtë herë ndaj Crystal Palace në udhëtim me rezultat 1:2.

Targett dhe McGinn shënuan për mysafirët, kurse për vendasit realizoi Guehi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kështu, Aston Villa grumbullon 16 pikë dhe gjendet në vendin e 11, kurse një pozitë më lart është Crystal Palace me pikë të barabarta.  /Gazeta Sinjali Sporti/