Këngëtarja shqiptare, Fifi është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo sëfundi i është bashkuar trendit të Instagramit, duke kërkuar që ndjekësit t’i bëjnë pyetje dhe ajo të përgjigjet, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëri nga ndjekësit e ka pyetur “A je me atë që dashuron?”.
“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë. Por nuk ka më të bukur se dashuria. Thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”, është përgjigjur Fifi.
Kohëve të fundit ka pasur zëra se këngëtarja është në lidhje dashurie me një djalë nga Shqipëria./Gazeta Sinjali /